Vuçiq paralajmëron vaksinë kundër COVID-19 deri në fund të vitit

Më datë:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij po zhvillon bisedime me një vend, që, siç tha, e ka përfunduar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.

“Shpresojmë se para fundit të vitit mund ta kemi atë vaksinë. Do të ishte shpëtim për Serbinë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit .

Vuçiq nuk tha se për cilin vend bëhet fjalë.

“Së shpejti do ta nënshkruajmë protokollin për bashkëpunim, por nuk mund t’ju them se cili vend është”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur gazetarëve në Beograd.

“Do të shohim që Serbia të jetë ndër 30 vendet e para që do ta marrë atë vaksinë”, shtoi ai.

Dhjetëra vaksina kundër COVID-19 janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën.

Firma bioteknike amerikane Moderna tha të martën se vaksina e saj eksperimentale kundër COVID-19, ishte e padëmshme dhe nxiti përgjigje imune te të 45 vullnetarët e shëndetshëm, që morën pjesë në një studim të fazës së hershme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e mbështet vaksinën e Modernas, e cila së shpejti do të hyjë në fazën e fundit të testimit klinik.

Moderna tha se synon të regjistrojë rreth 30,000 njerëz për testimin e fazës së tretë që nis më 27 korrik.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të SHBA-së për Alergji dhe Sëmundje Infektive, ka shprehur “optimizëm të kujdesshëm” se së paku një vaksinë do të mund të zhvillohet deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2021.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I dënuar në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari

 Policia e Shtetit arrestoi sot në Kurbin një 54-vjeçar...

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00...

Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...