Shkencëtarët britanikë: Këtë dimër, pandemia e Covid mund të krijojë një stuhi perfekte

Më datë:

Këtë dimër, pandemia e koronavirusit mund të krijojë një stuhi perfekte”.

Kështu kanë deklaruar një grup shkencëtarësh në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët gjithashtu kanë paralajmëruar se vendet duhet të jenë gati për një ngritje të mundshme të kurbës Covid gjatë muajve të dimrit, kur mendohet se shpërthimet e vatrave të koronavirusit do të jenë më serioze se shpërthimet fillestare që ndodhën gjatë muajve mars dhe prill. Sipas tyre më të rezikuarit do të jenë pacientët që vuajnë nga asma dhe problemet kardiake.

Pse dimri mund të jetë i vështirë?

Sipas shkencëtarëve britanikë, në muajt e ftohtë ne kalojmë më shumë kohë brenda në hapësira të ajrosura dobët, gjë që avantazhon përhapjen më lehtë të infeksionit të koronavirusit.

Parashikimi i ekspertëve

Sipas shkencëtarëve të Akademisë Mjekësore, deri në muajin qershor 2021 në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar mund të vdesin rreth 120 mijë njerëz.

Ky parashikim, të cilin akademia e quajti një “skenar i arsyeshëm i rastit më të keq”, është më shumë se dyfishi i 45 mijë vdekjeve që ka përjetuar Mbretëria e Bashkuar deri më tani.

Ky numër nuk përfshin vdekjet e mundshme në shtëpitë e përkujdesjes së moshës së tretë, të cilat për vdekje llogariten 30% në Angli.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...