Turqi : Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi nis gjyqi kundër 20 zyrtarëve sauditë

Më datë:

Ka nisur sot në Turqi gjyqi ndaj 20 zyrtarëve sauditë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, një kritik i njohur i udhëheqjes Saudite, i vrarë në tetor të vitit 2018 në Konsullatën Saudite në Stamboll.

Në shkrimet e tij për gazetën amerikane Washington Post, Khashoggi ishte shumë kritik ndaj sundimtarit de fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman.

Zyrtarët sauditë gjithmonë i kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se vrasja e tij nuk ishte e urdhëruar dhe as e organizuar nga shteti saudit

Në aktakuzën e prokurorëve të Stambollit, janë të përfshirë ish-nënkryetari i inteligjencës së përgjithshme të Arabisë Saudite, Ahmed al-Asiri dhe ish këshilltari i gjykatës mbretërore, Saud al-Qahtani, të cilët akuzohen si nxitës të vrasjes dhe bashkë me rreth 20 persona të tjerë do të gjykohen në mungesë.

Khashoggi u pa për herë të fundit duke hyrë në konsullatën Saudite për të rregulluar disa dokumenta për dasmën e tij. Zyrtarët turq kanë thënë se ai u vra brenda konsullatës dhe se trupi i tij ishte shpërbërë, ndërkohë që edhe eshtrat nuk janë gjetur.

Në dhjetor një gjykatë saudite dënoi pesë persona me vdekje, dhe tre me burg për vrasjen e Khashoggit, përmes një procesi gjyqësor që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë thënë se ata mendojnë se Princi i Kurorës është urdhëruesi për vrasjen e Khashoggit. Departamenti amerikan i Shtetit në prill të vitit 2019 publikoi një listë me 16 emra, të cilat mendohet se kanë patur rol në vrasje, duke iu mohuar atyre hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kavaja përkujtoi 36-vjetorin e rënies së Josif Budos, homazhe për dëshmorin e parë të demokracisë

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të...

Dhunuan 17-vjeçaren, pranga dy vajzave në Fier

Prokuroria e Fierit ka caktuar masën “arrest me burg”...

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët përfshinë pronën e fqinjit/ Arrestohet 57-vjeçari në Lushnjë

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi...

Berisha reagon për hetimet ndaj qytetarëve: “Po kopjohet shembulli i Ajatollahëve”

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po...