Boris Johnson: Koronavirusi ka shkaktuar katastrofë në Britaninë e Madhe

Më datë:

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.

Ai tha se qeveria detyrohet t’iu japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur.

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë”, tha Johnson.

“Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000.

Ajo është e para në Evropë me numër të viktimave: mbi 43,600.

Gjatë krizës me koronavirus, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...

Rama: Digjitalizimi në bashki mbetet sfidë, adresim i koordinuar me BE-në

https://www.youtube.com/live/jP3QNjb-D5k?si=9QDNbjUyborFcL78 Kryeministri Edi Rama theksoi sot se digjitalizimi në nivelin...

Aktori Robert Ndrenika në sallë, moment i veçantë me kryebashkiakun Veliaj

Në Gjykatën Administrative u zhvillua këtë të premte seanca...