13.5 C
Tirana

Krijimi i qeverisë së re, del në skenë edhe Ramush Haradinaj: Nuk më ka kërkuar takim Kurti e Mustafa, ja kush i krijon institucionet

Më datë:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për media pas mbledhjes së qeverisë, ku u ndal te bisedimet LDK-LV për koalicion dhe mundësinë që AAK të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijimin e qeverisë së re.

Haradinaj tha se nuk ka marrë ftesë për t’u takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sa i përket LDK dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dijmë çka është duke ndodhur saktësisht, skemi qenë palë nuk e dijmë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”, deklaroi Haradinaj.

Kreu i AAK-së theksoi se partia, që ai udhëheq, nuk është pjesë e ndonjë negociate.

“Ne nuk mundemi me kërku takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në, unë s’kam qenë pjesë, Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”, tha ai para mediave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Britania e Madhe në alarm nga stuhia ‘Claudia’”

Një alarm është lëshuar në Britaninë e Madhe, ndërsa...

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në...

BE rrit financimet për sigurinë dhe mbrojtjen e kufijve

Bashkimi Evropian planifikon të shpenzojë më shumë para’ për...