18.5 C
Tirana

Mbi 40 vdekje misterioze në Kaliforni

Më datë:

Më shumë se 40 vdekje në Kaliforni janë duke u shqyrtuar nga Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Dhe nëse ato do të rezultojnë se kanë qenë pasojë e COVID-19 , “mund të rishkruajnë në mënyrë dramatike historinë e koronavirusit në vend”, shkruan Los Angeles Times.

Sipas kësaj gazete, një grup vdekjesh misterioze që kishin të bënin me probleme të frymëmarrjes që dhjetorin e vitit të kaluar po verifikohen tani me kujdes për të parë nëse “koronavirusi ka qenë i pranishëm në Kaliforni, muaj përpara se të zbulohej për herë të parë zyrtarisht”. Raporti sjell si shembull rastin e Jeremiah DeLap .

39-vjeçari vdiq në 7 janar në Orange County teksa vizitonte prindërit e tij. E ëma, Maribeth Cortez thotë se DeLap u gjet i vdekur në shtrat disa orë më vonë pasi tha se kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen. Ajo pretendon se kur vdiq “trupi i tij digjej nga ethet”, e më vonë u pa se mushkëritë ishin të mbushura me lëng.

Nëna thotë se të gjithë ata që e njihnin të birin dyshojnë se ai vdiq nga COVID-19, por deri tani, nuk ka pasur asnjë përgjigje të saktë. Në mesin e vdekjeve të tjera të dyshimta janë dhe ato të dy grave të reja, njëra nga të cilat ndërroi jetë në 21 dhjetor, ndërsa ka pasur edhe vdekje të çuditshme fëmijësh e të porsalindurish.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...