Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën.
Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`I këshillohet një izolim I pjesshëm”, ishte deklarata e ekspertit. Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë për masa më të forta izolimi për të mbajtur nën kontroll epideminë COVID-19”.
Kjo u deklarua sot edhe nga eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, për agjencinë AFP.
“Unë nuk mendoj se do duhet të rikthehemi në izolim – tha ai – por ne do të përpiqemi të kontrollojmë më mirë ato zona të vendit që duket se kanë një rritje të rasteve”.
Fauci theksoi se do të ishte e nevojshme një qasje e lokalizuar, duke marrë parasysh që vendi po merr hapa të mëtejshëm për tu rikthyer në normalitet.


