Ja sa kushton një orë pune në Zvicër

Më datë:

Dega e financave dhe e sigurimeve është në krye të shkallës së kostos së punës, ka njoftuar të mërkurën Zyra Federale e Statistikave (BFS)

Në vitin 2018, një orë pune atje ka kushtuar 93.20 franga. Pas kësaj dege, me një dallim të madh vjen kostoja e orës së punës në informatikë, me një mesatare prej rreth 80 frangash.

Pastaj në radhë vijnë shërbimet shkencore dhe teknike me 76 franga orën dhe kostoja në arsimim dhe mësimdhënie që është rreth 74 franga.

Mesatarja e Zvicrës sa i takon kostos së një ore pune është 61.90 franga.

Ndërsa hoteleria radhitet mjaft poshtë nën këtë mesatare.

Kështu, një orë punë atje kushton rreth 38 franga, sipas BFS.

Ofrimi i shërbimeve të tjera ekonomike, i cili përfshin, mes të tjerash, ndërmjetësimin e punëtorëve, është gjithashtu nën mesatare, me një kosto prej rreth 48 frangash.

Por, çfarë kuptohet në të vërtetë me “kosto të punës”?

Sa për sqarim: Kjo sigurisht nuk është ora e paguar e punës në Zvicër.

Pra, kostot e punës janë shpenzimet që punëdhënësi bën për punësimin gjegjësisht mbajtjen në punë të punonjësve.

Pothuajse 80 për qind e kostove janë paga dhe mëditje, plus rreth 17 për qind për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe tre për qind për trajnime profesionale dhe rekrutim të personelit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta e radhës kombëtare e opozitës më 8 maj

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në deklaratën për mediat...

Hetime për zjarrin te “Farmacia 10”, në pyetje 5 fëmijët e kapur nga kamerat

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë fëmijët,...

Ish-kreu i ARRSH-së në SPAK, i zgjaten hetimet për 3 muaj

Ish-kreu i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur sot në...

Probleme me e-Albania, PD: Të garantohet akses i plotë për qytetarët

PD ka denoncuar mungesën e shërbimeve publike digjitale. Në...