13.5 C
Tirana

“OKB të sigurojë mbështetje teknike për të dokumentuar krimet e Haftarit”

Më datë:

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme së Libisë, Muhammad Al-Qiblawi në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në median sociale tha se kryeministri Sarraj në mesazhin e tij dërguar Misionit Mbështetës të OKB-së për Libinë (UNSMIL) ka kërkuar sigurimin e ndihmës së nevojshme për autoritetet libiane për të hetuar krimet dhe shkeljet që milicët e Haftarit kanë kryer në jug të Tripolit dhe në Tarhuna.

Qiblawi tha se Sarraj ka potencuar se ndihma e OKB-së në fushën e mbështetjes teknike, konsulencës për të drejtat e njeriut dhe dokumentimin e shkeljeve do të jenë të dobishme në këtë fazë.

Ai ka bërë të ditur se qeveria e Libisë kërkon arrestimin dhe ndëshkimin në përputhje me ligjin pas një gjykimi transparent të fajtorëve për varret masive të zbuluara në Tarhuna dhe të fajtorëve për kurthet me mina në rajonet në jug të Tripolit.

Qendra për pastrimin e minave dhe mbetjeve të luftës në Libi deklaroi se 39 persona kanë humbur jetën dhe 71 të tjerë janë plagosur deri më sot si pasojë e shpërthimit të minave dhe lëndëve shpërthyese të vendosura si kurthe në lagjet në jug të Tripolit.

Me objektivin për pastrimin e zonave nga ku janë larguar milicët e Haftarit janë mobilizuar edhe Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë në një deklaratë më 13 qershor nga llogaria e saj në Twitter tha se “Ekspertët për asgjësimin e bombave të TSK-së dhe njësitë e METI (Njësia për zbulimin dhe shkatërrimin e minave të prodhimit artizanal) për normalizimin e jetës kanë filluar punimet për pastrimin e sistemeve të minuara dhe shpërthyesve të vendosur në kurthe nga forcat e puçistit Haftar”.

Ushtria e Libisë zbuloi 106 trupa të pajetë në një spital në qytetin Tarhuna të cilin e çliroi nga milicët e Haftarit ndërsa më pas gjeti edhe 3 varre masive në pjesën periferike të qytetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shqipëria drejt BE-së, KPSA vlerëson reformat dhe angazhimin parlamentar

 Bashkëkryetarët e takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të...

Debora e parë në Alpet e Zvicrës

Në zemër të Alpeve zvicerane, dimri ka trokitur për...

Berisha: Korrupsioni është pesëfishuar

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, akuzoi SPAK-un...

Deputetë të opozitës kërkojnë shkarkimin e Peleshit

Këshilli për Legjislacionin ka publikuar sot, 29 tetor, raportin...