Maqedoninë e Veriut : Autoritetet thonë që ka shumë asimptomatikë

Më datë:

8 pacientë të tjerë ndërruan jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 193 numrin e vdekjeve në vendin fqinj. Nga 1173 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 134 rezultuan pozitivë e kjo bën që numri total i rasteve të kapërcejë 4.200.

“Pa sjellje të përgjegjshme dhe pa respektim të masave, nuk mund t`ia dalim”, tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili theksoi se çdo lëshim i mëtejshëm do ta përballë vendin me një numër të shtuar të të infektuarve, do ta kthejë në fillim dhe situata nuk do të mund të normalizohet. Mësohet ndërkohë se 86% e të infektuarve janë asimptomatikë ose me shenja të lehta, dhe po trajtohen në shtëpi.

“Është fakt se po përballemi me një valë të fortë të epidemisë. Ajo që na inkurajon është se ka një përqindje të lartë të pacientëve asimptomatikë dhe me shenja mjaft të lehta klinike”, shtoi ministri, i cili tha se për momentin nuk është përcaktuar kur do të hapen çerdhet dhe kopshtet. Rastet e reja u shënuan kryesisht në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Strugë e Manastir.

Ndërkohë, më herët, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski, vendosi ta zgjasë edhe me 8 ditë gjendjen e jashtëzakonshme për të mundësuar përgatitjen e qetë të zgjedhjeve. Vendimi, sipas zyrës së presidentit, u mor bazuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas një propozimi të qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...