Itali-Izrael/Aplikacion për të analizuar zërin dhe për të diagnostikuar koronavirusin

Më datë:

Italia dhe Izraeli njoftuan të martën fillimin e një bashkëpunimi midis Universitetit Katolik i Zemrës së Shenjtë dhe Akademia e Inxhinierisë Afeka në Tel Aviv për zhvillimin e një teknologjie që do të lejojë të diagnostikojë paraprakisht Covid 19 në pacientët që dyshohen për infeksion.

Teknologjia në fjalë bazohet në përpunimin e zërit dhe inteligjencën artificiale. Kur të përfundojë projekti, çdokush mund të shkarkojë një aplikacion që, përmes analizës së zërit, kollës dhe frymës, do të jetë në gjendje të identifikojë pacientët e infektuar potencialisht në mënyrë që ata të drejtohen për tu testuar, duke optimizuar procesin e diagnostikimit, veçanërisht në mesin e asimptomatikëve, dhe duke kufizuar deri dhe ndërprerë zinxhirin e infeksionit.

Të dy institutet kërkimore do të bashkëpunojnë përkatësisht me Poliklinikën Gemelli në Romë dhe me Qendrën Mjekësore Rabin në Tel Aviv për studime klinike.

Në këtë fazë ata po ndërtojnë një bazë të dhënash me mijëra mostra zëri, kollë dhe frymë nga pacientë të infektuar me Covid 19, por edhe nga pacientë me grip sezonal, në mënyrë që të mund të shënojnë ndryshimet dhe të optimizojnë diagnozën e sistemit.

Ditët e fundit, ata gjithashtu kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët për financim në Bashkimin Evropian dhe po përpiqen të krijojnë një konsorcium të vendeve që do të përfshihen në hulumtim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...