SHBA-ja ndalon trajtimin e pacientëve Covid me hidroksiklorinë

Më datë:

Përdorimi emergjent i ilaçit kundër malaries, hidroksiklorinë, për trajtim të koronavirusit , është ndaluar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe.

Kjo Administratë ka thënë se të gjeturat e reja nga testimet klinike, kanë treguar se nuk ka arsye për të besuar se ky ilaç mund të prodhojë efekt anti-viral.

Presidenti amerikan, Donald Trump më vonë ka mbrojtur qëndrimin e tij, për promovim të hidroksiklorinës si trajtim për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në muajin mars, kjo agjenci amerikane pati mundësuar përdorimin e ilaçit për disa raste serioze.

Mirëpo së fundmi ajo ka thënë se të dhënat kanë treguar se ilaçi në fjalë nuk ka trajtuar koronavirusin dhe nuk ka parandaluar infektimin.

Duke iu përgjigjur kësaj deklarate, Trump ka thënë se nuk ka pasur efekte anësore pas përdorimit të këtij ilaçi.

“E kam pirë dhe jam ndjerë mirë që e kam përdorur”, u ka thënë ai gazetarëve, due shtuar se “nuk mund të ankohem për të, e kam pirë për dy javë, dhe ja ku jam, ja ku jemi”.

Presidenti 74-vjeçar, ka thënë se shumë persona i kanë treguar atij që hidroksiklorina u ka shpëtuar jetën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka ndalur testimet me këtë ilaç, pas shqetësimeve për sigurinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Situatë e tensionuar në protestë, policia përdor ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Tensionet e para janë regjistruar në protestën e sotme...

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...