12.5 C
Tirana

Biba: Ja pse s’mund të marrim vendim të ri për kryebashkiakun Agron Malaj

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për Kryetarin e Bashkisë së Matit, qarku Dibër, për të cilit PD kërkon heqjen e mandatit.

Sipas KQZ, Prokuroria ka kryer një hetim të gjithanshëm për figurën e Malajt, nga i cili rezulton të jetë dënuar, por në momentin që ka filluar punë në administratë i ka mbaruar penaliteti.

Nisur nga ky vendim, anëtari i KQZ-së, Denar Biba u shpreh po ashtu se ka qënë KQZ-ja ajo që ka lejuar në 2019 kandidimin e tij dhe është e palejueshme që ky institucion të marrë një tjetër vendim, pa shfuqizuar të parin.

“Rezulton se Malaj ka qënë i punësuar në administratën publike. Prokuroria e Përgjithshme në 2017 i ka bërë hetimit, ka konkluduar se zotëria, subjekti drejtor rajonal përfshihet në fushën e veprimti të ligjit, dhe i ka përfunduar penaliteti brenda 10 viteve. Pra, ka pas mundësi të punonte në administratë. Ka pas edhe vendim të KQZ, pra i ne të 5-tëve. Ka qënë korrekt vendimi, e kemi lejuar të kandidojë. KQZ detyrat i ka të ndara nga prokuroria. Në respekt të kësaj vendimarrje që në 2010 i kishte përfunduar penaliteti. Ne s’mund të marrim një vendim të ri, në kohë që kemi po një tjetër vendim tonin në fuqi. Kjo është e palejueshme. Pa shfuqizuar vendimin e 2019 ne s’mund të kemi një vendimarrje të re”,- tha Biba.

Partia Demokratike denoncoi se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qenë i dënuar dhe kërkoi që t’i hiqet mandati. Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Kush është Agron Malaj?
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë. Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...