14.5 C
Tirana

OKB: Sulmet terroriste në Nigerinë verilindore janë të tmerrshme

Më datë:

Edward Kallon, koordinatori humanitar i OKB-ve në Nigeri, në një njoftim i përshkroi sulmet ndaj civilëve në qytetin Monguno dhe një fshat në rrethin Ngazai, të dy në shtetin Borno, si të tmerrshme.

Ai tha se një vajzë katër vjeçare ishte në mesin e atyre që u vranë në sulmin ndaj Monguno, ku OKB dhe punonjësit e tjerë humanitarë janë me bazë, ndërsa të paktën 37 persona u plagosën.

“Jam shumë i pikëlluar nga lajmet se shumë civilë, përfshirë një fëmijë të pafajshëm, humbën jetën në këto sulme të tmerrshme”, tha Kallon.

Ai tha se informacionet tregojnë se terroristët shënjestruan Monguno-n për thuajse dy orë të shtunën pasdite. Një bazë ushtarake është e vendosur rreth një milje larg.

Ai tha se ishte i lehtësuar që i gjithë stafi i OKB-ve ishte i sigurt edhe pse terroristët shkatërruan një pjesë të bazës së tyre dhe dogjën rreth dhjetëra automjete të parkuar para objektit.

Janë 25 organizata ndërkombëtare dhe lokale humanitare që ofrojnë ndihmë për më shumë se 15,000 civilë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre nga më shumë se një dekadë sulme terroriste nga Boko Haram.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...