7.5 C
Tirana

Sindikatat e personelit mjekësor në Francë paralajmërojnë grevë

Më datë:

Njoftimi erdhi nga dhjetë grupe, duke përfshirë katër nga pesë sindikatat kryesore në shërbimin publik shëndetësor, edhe atë sindikatat CGT, FO, SUD dhe Unsa, si dhe dy organizata kolektive të spitaleve.

Anëtarët e sindikatave bëjnë thirrje për një rivlerësim të përgjithshëm të pagave, plane të reja të rekrutimit dhe trajnimit dhe “ndaljen e mbylljes së institucioneve, shërbimeve dhe kapaciteteve”.

Gjatë dy muajve të fundit, epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19) kaploi Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës qendrore, duke shkaktuar mbi 29 mijë vdekje në Francë.

Pasi përhapja e sëmundjes është ngadalësuar dukshëm, stafi mjekësor po u rikthehet ankesave që ishin krijuar përpara pandemisë, duke u përqëndruar në pabarazitë në sistem dhe në ndryshimet e nevojshme.

Veprimet e sindikatës vijnë edhe pas shpalljes së programit “Segur de la Sante”, i cili më 25 maj u promovua nga presidenti Emmanuel Macron, kryeministri Edouard Philippe dhe ministri i Shëndetësisë Oliver Veran.

Sipas njoftimit të autoriteteve franceze, programi synon të ndërtojë themelet për një sistem të kujdesit shëndetësor që është “më modern, elastik, novator, fleksibël dhe i vëmendshëm për profesionistët e saj, shfrytëzuesit dhe rajonet, me zgjidhje të fuqishme dhe konkrete”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...