Presidenti Meta i dekreton qeverisë një tjetër ligj: Njihet e drejta e sportistëve për të përfituar pension të posaçëm

Më datë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar ditën e sotme shpalljen e një tjetër ligji të qeverisë.

Në njoftimin e Institucionit të Presidentit të Republikës sot më 4 qershor 2020, thuhet se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje Ligjin nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Presidenti Meta mbështet këtë nismë që synon rritjen e vlerësimit të kontributit të dhënë ndër vite nga sportistët, duke u njohur të drejtën për të përfituar pension të posaçëm”.

DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

Dekretoj

Shpalljen e ligjit nr. 65/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Nr. Dekretit 11497
Tiranë, më 02.06.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndeshja Elbasani–Vllaznia: Policia publikon masat e sigurisë

Policia e Elbasanit ka marrë masat për garantimin e...

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Irani i propozon SHBA-së një marrëveshje. Çfarë përmban

Irani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Berisha: Shqipëria po kthehet në “gropë të zezë” për mashtrimin e pensionistëve europianë

Kreu i PD SALI Berisha, në një deklaratë për...

Ministri Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP: Forconi standardet e integritetit në Policinë e Shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi sot...