10.5 C
Tirana

Kaos në ShBA: Dhunë, zjarr dhe plaçkitje në ditën e gjashtë të protestave për vdekjen e njeriut me ngjyrë

Më datë:

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat kundër dhunës policore dhe racore ndaj afrikoamerikanëve. Përplasje u regjistruan edhe përpara Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit që demonstrojnë për vdekjen e afroamerikanit Xhorxh Floid e zhvendosën të dielën revoltën e tyre përpara Shtëpisë së Bardhë.

Policia përdori gaz lotsjellës, spraj irritues dhe bomba tymuese për të ndarë turmën e mbledhur para godinës presidenciale teksa ndiznin zjarre dhe qëllonin me gurë drejt kordonit të sigurisë.

Nga ana e tyre, demonstruesit brohoritnin mesazhet “jeta e afroamerikanëve vlen”, “mos qëlloni” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Kryeqyteti i vendit dhe rreth 40 qytete të tjera solli në fuqi gjendjen e shtetrrethimit duke nisur mbrëmja.

Në natën e gjashtë të trazirave, u raportuan disa raste të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.

Pasi nisi paqësisht, një demonstratë në Boston përfundoi me përdorimin e shkopave të gomës dhe djegien e automjeteve të policisë.

Në shtetin e Pensilvanisë, në Filadelfia, dhe në Los Anxheles, banorët plaçkitën bizneset duke nxitur edhe presidentin, Donald Trump, të apelojë për ndaljen e incidenteve kriminale përndryshe do thërriste ushtrinë.

Në Mineapolis, shoferi i një kamioni nuk frenoi para turmës që kishte bllokuar autostradën e qytetit.

Mjeti u ndal pas rrethimit nga të pranishmit ndërsa shoferi u nxor jashtë duke u dhunuar edhe fizikisht, përpos arrestimit nga policia.

Në qytetin e Denverit në shtetin qendror të Kolorados me mijëra qytetarë marshuan paqësisht me duart prapa duke thirrur “nuk marr dot frymë”.

Këto ishin ndër fjalët e fundit që shqiptoi 46-vjeçari Xhorxh Floid para se të humbiste jetën pas asfiksimit gjatë arrestimit nga policia, ngjarje e cila ka ngjallur një valë rebelimi me ngjyrime politike dhe racore kudo nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...