Renditja globale/ Cilat janë ushtritë më të mëdha në botë! Ku renditet Shqipëria

Më datë:

Kur vjen puna të fuqia njerëzore, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas “Global Firepower estimates”, Republika Popullore ka aktualisht rreth 2.18 milion ushtarë aktivë në dispozicion.

Me thuajse gjysmë e këtij numri vijnë në vend të dytë dhe të tretë India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.36 dhe 1.28 milion ushtarë respektivisht. “Statista” shkruan se Koreja e Veriut dhe Rusia janë vendet e vetme të tjera me më shumë se 1 milion fuqi ushtarake njerëzore.

Irani që është përfshirë në një luftë betejash e paralajmërimesh me Shtetet e Bashkuara,renditet në vendin e 8-të me 523 mijë ushtarë.

Renditja e Shqipërisë

Në raportin e “Global Firepower”, Shqipëria renditet në vendin e 118 nga 137 vende që përmban lista. Numri i ushtarëve në raport evidentohet 10 mijë. Në këtë listë, Shqipëria lë pas Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Estoninë, Lituaninë etj. Serbia renditet në vendin e 82-të me rreth 30 mijë ushtarë ndërsa Bosnja në vendin e 112-të me 10 mijë e 500 ushtarë e personel ushtarak.

Renditja e plotë: https://www.globalfirepower.com/active-military-manpower.asp

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...