22.5 C
Tirana

Dy ilaçe rezultojnë të paefektshme në trajtimin e koronavirusit

Më datë:

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të trajtimit të sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Studimi i ri, i publikuar të premten në revistën kërkimore, The Lancet, ka treguar se këto ilaçe në fakt kanë rritur mundësitë e vdekjes së pacientëve të prekur me këtë virus nëpër spitale.

Hydroxychloroquine zakonisht përdoret për të trajtuar artritin, mirëpo lajmet se figura publike, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump janë duke konsumuar këtë ilaç, kanë shtyrë qeveritë ta blejnë të njëjtin. Chloroquine është ilaç kundër malaries. Të dyja ilaçet mund të shfaqin efekte anësore serioze, sidomos aritmi të zemrës.

“Trajtimi me chloroquine apo hydroxychloroquine nuk u ndihmon pacientëve me Covid-19”, ka thënë Mandeep Mehra, autor i studimit dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Spitalore për Sëmundjet e Avancuara të Zemrës në Boston.

“E kundërta, gjetjet tona sugjerojnë se ato mund të jenë të lidhura me rritje të rrezikut për probleme serioze të zemrës dhe rritje të rrezikut të vdekjes”.

Autorët e studimit kanë vlerësuar se këto ilaçe i përballin pacientët me 45 për qind më shumë rrezik të vdekjes nga Covid-19, në krahasim me sëmundjet tjera shëndetësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...