Turqi, regjistrohen më pak se 1.000 raste të reja me COVID-19

Më datë:

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i rasteve të reja në vend është nën 1 mijë, pavarësisht numrit të madh të testeve të kryera.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 952 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm u rrit në 154.500 të infektuar, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Numri i të shëruarve është rritur në 116.111 pasi 1.121 pacientë të tjerë u lëshuan nga spitalet gjatë ditës së kaluar, tha Koca.

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i vdekjeve nga COVID-19 u rrit në 4.276 ndërsa vendi raportoi 27 viktima të reja në 24 orët e fundit.

Deri më tani, Turqia ka kryer mbi 1.76 milion teste, prej të cilëve mbi 37.500 janë kryer në 24 orët e kaluara.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...