Hajdari: Ndryshimin e sistemit e duan dhe të huajt!

Më datë:

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për të cilin ka këmbëngulur gjithnjë, për të cilën thotë se ka dhe mbështetje e ndërkombëtarëve.

Shembja e Teatrit ka qenë në fokus të seancës së sotme plenare që në nisje të saj.

Ajo u është drejtuar deputetëve socialist pse nuk dalin në mbrojtje të Teatrit, e ndërsa ka ftuar opozita të rikthehet në parlament.

Hajdari: Reforma Zgjedhore është detyrim kombëtar dhe i detyrohemi gjeneratës së re për të qenë aty ku kemi dashur, në gjirin e BE. Nuk duhet ta bëjmë vetëm për BE, por edhe për veten. Për t’i rikthyer shqiptarëve sovranitetin e parlamentit.

çdo gjë në këtë vend ka marrë fund sepse politika shqiptare ka marrë peng vendin për vite me radhë.

Sot qytetarët shqiptarë duhet të ishin me një buxhet të paktën 50 mijë dollarë për cdo familje, një raport i fundit që unë kam parë nga BB sepse Shqipëria ka pasuri natyrore.

Sot shqiptarët nuk i kanë këto mundësi edhe pse ne kemi pasuri natyrore, por ata janë të grabitura nga 5 njerëz, që janë pasuruar me këto lekë, dhe kështu qytetarët nuk kanë mundësi të mbajnë familjen dhe shtëpinë e tyre gjallë.

Pse nuk e mbroni njëri nga ju teatri, nuk ju vjen keq?

Shqiptar nuk jeni vetëm, kam avokuar dhe ja arritëm ditës dhe ambasada amerikane bashkë me ndërkombëtarët po çojnë idetë përpara. Duhet ndryshim sistemi se i ka marrë peng qytetarët politika e vjetër.

U bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare të rikthehet në tryezë, mos e lini Shqipërinë në dorë të socialistëve, mos i lini Bashkitë në dorë të socialistëve. Hajdeni në parlament të luftojmë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...