Kurti në Suharekë, zotohet për kompensimin e dëmeve bujqësore nga të reshurat

Më datë:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka shkuar të vizitojë fshatin Nëpërbisht të Suharekës që u dëmtua nga reshjet e dy ditëve të fundit.

Ai atje bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, iu premtuan bujqve përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve, njofton Klan Kosova.

Kurti tha se Qeveria e tij as s’e bën fjalë ndihmën në këto raste.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar që atë që prodhon dhe punon ta ndihmojmë dhe në një fatkeqësi natyrore sikur kjo që ndodhi tash, atëherë nuk bëhet fjalë që ne duhet t’iu gjendemi e do t’iu gjendemi pranë”.

Ndërsa, ministri Mustafa tha se kanë krijuar një komision përmes të cilit do të njoftohen për dëmet dhe mundësitë e kompensimit.

“E kemi themeluar një komision të përbashkët si Ministri e Bujqësisë bashkë me komunën e Suharekës dhe me të gjitha komunat që janë prekë nga kjo fatkeqësi do të bëjmë një evidentim dhe vlerësim të dëmeve dhe pastaj do të shfrytëzojmë buxhetin që kemi edhe për rezerva edhe për pandeminë që maksimalisht brenda fuqisë financiare t’i kompensojmë këto dëme në këtë komuna. Mbetemi të përkushtuar që me të gjitha kapacitetet t’i ndihmojmë edhe në fatkeqësi, por edhe në aktivitetet e tyre të përditshme”.

Ndërsa, Muharremaj u zotua me të njëjtat premtime dhe falënderoi Kurtin dhe vartësin e tij për shkuarjen në këtë fshat.

Kurti pas Suharekës do të vizitojë edhe Mamushën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...