Italia rihap aeroportet më 3 qershor

Më datë:

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, njoftoi të sot Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ajo.

Qeveria italiane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.

Aeroportet e tjera që mbetën të hapura, funksionuan në mënyrë të kufizuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ministri Nufi pritet me ceremoni ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nisur vizitën e...

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Prokuroria në Kosovë ka kërkuar burgim të përjetshëm për...

Nga Italia në Spanjë, Rama takohet sot me Pedro Sánchez-in dhe António Costa-n

Pas vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama vijon...

Krasniqi-Muçaj, në fokus përmirësimi i kushteve të punës në median audiovizive

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi zhvilloi...