COVID-19, mbi 9.700 shtetas turq ndodhen në karantinë

Më datë:

Në një deklaratë, Kasapoğlu tha se shtetasit janë në izolim nëpër konviktet e 76 provincave të Turqisë.

Ndërkohë, 67.547 qytetarë deri më tani janë liruar nga karantina pas përfundimit të periudhës së detyrueshme 14-ditore, shtoi ai.

“Me udhëzimet e presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan), ne po presim mysafirët tanë nga të gjitha anët e botës në konviktet tona”, tha Kasapoğlu.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit të paktën 422 qytetarë turq janë vendosur në konvikte dhe do të përfundojnë karantinën e detyrueshme 14-ditore.

Ministri tha gjithashtu se libra, lodra dhe pajisje sportive u janë shpërndarë atyre që janë në karantinë për të parandaluar çdo efekt të mundshëm psikologjik.

Turqia dje regjistroi 112.895 të shëruar nga virusi ndërsa numri i vdekjeve arrin në 4.199 dhe numri i rasteve në 151.615.

Që nga e hëna e kaluar vendi ka filluar të shkojë drejt normalizimit me hapjen e disa bizneseve, përfshirë qendrat tregtare.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka kaluar shifrën 4.9 milionë, me mbi 1.7 milionë të shëruar dhe mbi 323 mijë të vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj...

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...