18.5 C
Tirana

Shkon në 4 milion e 200 mijë numri i rasteve, mbi 287 mijë të vdekur nga Covid-19

Më datë:

Ndërkohë që shumë vende kanë liruar masat izoluese, numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të rritet Së fundmi numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milon e 256 mijë e 123.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 287 mijë e 336 persona. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 527 mijë e 617 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 385 mijë e 834 të infektuar dhe 81 mijë e 795 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e dyta ku në total ka 268 mijë e 143 raste dhe 26 mijë e 744 të vdekur. Ka ndryshuar renditja, ku Mbretëria e Bashkuar tashmë ka kaluar në vendin e tretë me 223 mijë e 060 raste dhe 32 mijë e 065 të vdekur. Më pas vjen Rusia e cila raporton për 221 mijë e 344 raste me koronavirus. Në Rusi ka një numër të ulët të vdekjeve, ku raportohen 2 mijë e 9 të vdekur.

Në vendin e 5 renditet Italia me 219 mijë e 814 raste dhe 30 mijë e 739. Pas Italisë renditet Franca me 177 mijë e 423 raste dhe 26 mijë e 643 të vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...