Aktet e qeverisë për protestat në Kushtetuese, ankimet kalojnë në seancë plenare

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare tre ankime kundër akteve të qeverisë, të miratuara më 28 tetor për protestat. Ankimet janë depozituar në këtë institucion në emër të studentëve që prej disa javësh po zhvillojnë protesta.

Pak ditë më parë, dy grupime studentësh dhe katër organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar aktin normativ që i jep policisë të drejtën të ndalojë ose kufizojë protestat, të kërkojë fshirjen e postimeve dhe të vendosë gjoba deri në 500 mijë lekë.

Po ashtu, kërkohet shfuqizimi i aktit normativ që parashikon përgjegjësinë e organizatorëve për dëmet e shkaktuara nga persona të tjerë gjatë protestave të tetorit.

Studentët kundërshtojnë gjithashtu edhe regjistrimin policor në prokurori të protestuesve, të cilëve u refuzohet dalja jashtë vendit, duke e cilësuar këtë praktikë si antikushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas marrjes së qeverisë, studentët në Serbi bëjnë publik kandidatin presidencial

Akademiku serb, Radomir Saiçiq është kandidat i Listës Studentore...

“Plumbi i Artë”/ GJKKO dënon me nga 10 vite burg Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylin

Sipas vendimit të GJKKO-së, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli...

Ervin Salianji viziton Prekazin me Sami Lushtakun: Respekt për sakrificën e familjes Jashari

Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku...

Bardhi reagon pas vendimit të gjykatës: U shkelën të drejtat e deputetëve të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi,...