Zyrtare/ Manaj ndërpret kontratën me Sivasspor

Më datë:

Rey Manaj është larguar nga Sivasspor. Vendimin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi në profilin e tij.

Shkak për këtë vendim janë bërë problemet financiare te klubi turk. Manaj u rikthye te Sivasspor në fillim të këtij viti, në një moment kur klubi përballet me vështirësi të mëdha, të cilat janë reflektuar edhe në fushë.

Nëpërmjet një postimi, Manaj bën të ditur se ka ndërprerë kontratën, për shkak se nuk ka marrë pagat e tij.

“Erdha te Sivasspor-i me një qëllim: të ndihmoj ta rikthej klubin aty ku i takon, në Super Lig, dhe të jem pjesë e atij projekti ambicioz. Për fat të keq, skuadra dhe kushtet e nevojshme për ta arritur atë qëllim nuk u krijuan kurrë.

Pas një periudhe të gjatë durimi, më është dashur të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: të ndërpres kontratën time me Sivasspor-in.

Gjatë muajve të fundit, i dhashë klubit shumë mundësi. Në disa raste i dhashë klubit 15 ditë për të përmbushur detyrimet e tij, dhe çdo herë shpresoja se situata më në fund do të zgjidhej. Fatkeqësisht, pagesat nuk u kryen dhe premtimet që mu dhanë nuk u mbajtën. Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua.

Kjo është zemërthyese për mua. Sivasspor-i ka qenë shtëpia ime dhe dhashë gjithçka për këtë fanellë në fushë.

Për tifozët e Sivasspor-it: më mbështetët nga dita e parë deri në të fundit. Dashuria dhe respekti juaj kanë më shumë rëndësi për mua sesa mund ta shprehin fjalët. Edhe pse sot po ndajmë rrugët tona, Sivasspor-i do të jetë gjithmonë në zemrën time dhe unë do të mbetem gjithmonë një mbështetës i kësaj steme. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Manaj.

Sulmuesi ka dalë lojtar i lirë në merkato dhe pritet të firmosë me një skuadër të re.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpresë kundër kancerit të pankreasit! Studimi tregon se pilula e re zhduk tumoret te disa pacientë

Një zbulim i ri shkencor po ngjall shpresë në...

Tronditet showbiz-i turk, Ozcan Deniz dhe aktore të njohura përfundojnë në pranga

Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka përfshirë...

Goditet rrjeti i shpërndarjes së drogës në shkollat e Shkodrës, 13 të arrestuar

13 persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në...

Spiropali thyen heshtjen: Përjashtimin nga grupi i PS-së e konsideroj vlerësim

 Ashtu sikurse e paralajmëroi ditën e djeshme, një ditë...