Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Më datë:

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

Para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kos ka përmendur sfidat kryesore me të cilat përballen vendet e rajonit, duke thënë se për Kosovën nevojiten vendime vendimtare për të vazhduar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se për Malin e Zi moment vendimtar është përfundimi i negociatave të anëtarësimit, për Serbinë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për Shqipërinë ruajtja e ritmit të integrimit evropian.

Deklarata e Kos vjen në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Jam gjithmonë e lumtur të kthehem në këtë shtet, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, do të jetë vendimtare arritja në vijën e ‘finishit’ të procesit të anëtarësimit në BE; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt integrimit evropian; ndërsa për Kosovën, zgjedhja vendimtare për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Prandaj, mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë procesit të zgjerimit janë mbledhur sot në Mal të Zi”, tha ajo.

Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, mirëpo ende nuk e ka statusin e vendit kandidat dhe nuk ka nisur negociatat formale për anëtarësim.


Përveç reformave institucionale dhe forcimit të sundimit të ligjit, rruga evropiane e Kosovës ndërlidhet edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla ngre akuza për protestuesit e rinj dhe kritikon prokurorin që i liroi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Berisha për largimin nga politika: Nëse iki unë, forcohet Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht...

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Takim i rëndësishëm që përsëritet çdo vit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me...

Përplasje në Parlament, socialistët votojnë projektligjet ndërsa opozita proteston për studentë

Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e...