Nga sot me çmime të reja, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Më datë:

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, më 14 tetor, nafta do të shitet me pakicë me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me jo më shumë se 190 lekë për litër.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin është përcaktuar në jo më shumë se 201 lekë për litër, ndërsa për benzinën në jo më shumë se 178 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 14 Tetor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshime në Drejtorinë e Burgjeve, Sadleva Bodo zëvendëson Adriatik Kupin

Sadleva Bodo ka marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme...

Mbështetje për studentët, Sindikata e Universiteteve kërkon dëgjimin e zërit të tyre

Sindikata e punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë shprehu sot...

“Bashkohuni me studentët”, Berisha apel qytetarëve dhe demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë...

Tensione para Ministrisë së Arsimit, gjimnazistët dhe studentët bashkohen në protestë

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit...