Gjykata Speciale: Nuk u konstatuan krime kundër njerëzimit

Më datë:

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, presin sot aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë përndjekje, burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë.

Të katërt i kanë mohuar akuzat. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm.

Trupi gjykues që po shqipton aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kryesohet nga gjykatësi Charles Smith.

Pas përmbledhjes së procesit, kontekstit historik dhe roleve të katër të akuzuarve, gjykatësi Charles Smith ka nisur paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues.

Kjo pjesë e aktgjykimit përmban vlerësimet dhe përfundimet e gjykatës mbi provat dhe pretendimet e paraqitura gjatë procesit

Gjykata Speciale ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit nga katër udhëheqësit e UÇK-së.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Trupi gjykues: Nuk u dëshmua se personat e shënjestruar përbënin popullatë civile

Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” – një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Vendim kafkian”, avokatët e Veliajt kritikojnë vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë...

Skandali në Postën Shqiptare, Mataj në pranga, bashkëshorti merr detyrë në Bashkinë e Durrësit

Rreth dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës...

“Nuk duhet të dorëzohemi”, djali i Jakup Krasniqit: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ishte ditën e...