Ministri Blendi Gonxhja ka marrë pjesë sot në 9 shtator në Safe Heaven Forum në Zyrih të Zvicrës.
Ministri Gonxhja njofton se në këtë forum u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital, ku edhe Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve.
“Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shprehet ministri.
“Nga Zyrihu, një ditë intensive me shumë panele, në Safe Heaven Forum. U fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj rrisqeve, portofolet e identiteti digjital.
Edhe Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen e saj konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve. Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si destinacion i sigurt, si një treg ambicioz, por edhe për investime cilësore dhe për një zhvillim sa më të qëndrueshëm“, deklaroi ministri.


