Radarë e pajisje teknologjike në terren/ Mbi 5 mijë shoferë gjobiten nga Rrugorja e Tiranës

Më datë:

 Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm, me pajisje teknologjike bashkëkohore dhe me shërbime të shtuara në terren, gjatë 48 orëve të fundit: janë proceduar penalisht 10 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu policia njoftoi se janë proceduar penalisht 3 shtetas që tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për drejtim të automjeteve në efektin e alkoolit ose duke përdorur celularin.

Po ashtu janë bllokuar 18 automjete dhe janë tërhequr 13 leje qarkullimi si dhe janë vendosur 5444 masa administrative, për shkelje të ndryshme.

Policia Rrugore thekson sërish se mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar në qarkullim, drejtimi i automjetit në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, përbëjnë rreziqe serioze për aksidente me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Çdo rast i këtyre shkeljeve dhe i shkeljeve të normave të tjera të Kodit Rrugor, i konstatuar gjatë patrullimit dhe monitorimit me mjete inteligjente bashkëkohore, do të ndëshkohet administrativisht dhe penalisht, konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, çdo tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësive, do të pasohet me procedim penal, si dhe me ndëshkim për shkeljen rrugore të kryer.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...

Zjarri në hotelin e Vlorës i mori jetën 25-vjeçares/ E reja nuk u mbijetoi djegieve të rënda

Ka ndërruar jetë 25-vjeçarja Ana Dyrmishi, e cila pësoi...