Belgjikë, rritet në mbi 50 mijë numri i rasteve me COVID-19

Më datë:

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Belgjikë ka arritur në 50.509, me 242 raste të reja të konfirmuara në 24 orët e kaluara, ndërsa janë konfirmuar dhjetëra viktima të reja.

Në vend janë konfirmuar 97 viktima të reja nga virusi, me çka numri gjithsej i të vdekurve ka shkuar në 8.016, prej të cilëve 46 për qind kanë ndërruar jetë në spitale dhe 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.

Qendra belge e Krizave në një deklaratë njoftoi se në 24 orët e fundit, 84 persona janë shtruar në spital, kurse 63 të tjerë janë liruar pas trajtimit.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se numri i të sëmurëve në njësitë e kujdesit intensiv është pakësuar me 9 persona, duke u ulur në 646.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkarkohet drejtori i FSKDSH, Arti Papajani. Ja kush emërohet në vend të tij

Arti Papajani është përgjegjës nga detyra e drejtorit të...

Sali Berisha: Kauza e denoncimeve ndaj Ballukut mbetet e pandryshuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rezolutën...

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohet një iPhone së bashku me karikuesin

Një kontroll i befasishëm ka ndodhur në burgun e...

Pulë me Kërpudha

Nëse po kërkoni një recete plot krem dhe shije...