SHBA- Trump vendos tarifa 100% për dronët e ndjeshëm ndaj sigurisë kombëtare

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një masë të re që vendos tarifa deri në 100% për importet e disa llojeve të dronëve, duke e justifikuar vendimin me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe varësinë e SHBA-së nga prodhuesit e huaj.

Tarifa 100% do të zbatohet për dronët me përmasa ose aftësi të konsideruara veçanërisht të ndjeshme për sigurinë kombëtare.

Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera, dronët me peshë maksimale mbi 25 kilogramë dhe ata të pajisur me kamera termike, si dhe disa komponentë kritikë dhe stacione të lidhura me këta dronë..

Për dronët më të vegjël do të aplikohet një tarifë prej 25%.

Ndërkohë, për produkte nga disa vende aleate, përfshirë BE-në, Japoninë, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Tajvanin, tarifa do të jetë 15%, ndërsa për importet nga Britania e Madhe 10%, në varësi të kushteve të origjinës.

Sipas administratës amerikane, masa synon të forcojë prodhimin vendas të dronëve dhe të ulë varësinë e SHBA-së nga furnizuesit e huaj, veçanërisht nga Kina.

Tarifat kryesore pritet të hyjnë në fuqi 21 ditë pas nënshkrimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Partia e Lirisë kërkon ndërhyrje urgjente për zjarret, propozon 4 nisma

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve...

Kurti kërkon konsensus për presidentin, fton partitë të diskutojnë emrat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë...

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...