14.5 C
Tirana

Dy shpërthime me lëndë plasëse në Shkodër, tritol në banesën e shefit të Policisë dhe në fshatin Grudë e Re

Më datë:

Tronditet Shkodra nga shpërthimet me tritol. Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një shpërthim me tritol në banesën e një punonjësi policie, në Shkodër.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen “Guerrile”, në banesën e Prel Milanit, me detyrë shef i Stacionit Policor në Theth, të Dukagjinit. Autorët kanë përfituar nga errësua për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pa u pikasur nga askush. Sipas Policisë nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në Shkodër raportohet edhe për një shpërthim tjetër, me lëndë plasëse, në fshatin Grudë e Re.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në banesën e Kolë Bungajës mbrëmjen e djeshme dhe lënda plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale. Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpërthimit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.01.2020, rreth orës 21:45, në lagje “Guerrile” Shkodër, mbrapa banesës së shtetasit P. M. me detyrë shef i Stacionit të Policisë Theth, Shkodër, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Foto ilustruese)

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hyn në fuqi: Paga minimale në Kosovë 425 euro në janar dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për...

Trahaniku i Ngrohtë

Një recetë shumë e vjetër autentike por shije plotë...

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të...

“Balla fton opozitën në bashkëpunim, kërkon nga SPAK zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për 21 Janarin”

 Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...