4.5 C
Tirana

Qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, emërohen zëvendëskryeministrat

Më datë:

Me Oliver Spasovskin dhe dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, ministër i brendshëm dhe Rashela Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria teknike sot mbajti seancën e saj të parë.

Në seancë u emëruan zëvendëskryeministrat në kabinetin e Spasovskit, Sheqerinska, Osmani dhe Duraku, ndërsa në vend të Koço Angjushevit që u tërhoq nga pozita, vjen Mila Carovska.

Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeveri, opozita tregoi hipokrizinë dhe patriotizmin e saj të rrejshëm, akuzoi partia në pushtet.

“Kandidatët për ministra nga radhët e VMRO-së në Qeverinë kalimtare, nuk e kishin problem të nënshkruajnë dhe të japin deklarata si ministra të Maqedonisë së Veriut, duke deklaruar se do e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

E pranuan edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xaferin, për të cilin thoshin se nuk e njohin si kryetarë. Seanca e djeshme është dëshmi se VMRO-DPMNE lufton thjeshtë për pushtet duke treguar patriotizëm të rrejshëm dhe hipokrizi”– deklaroi Hari Lokvenec, LSDM.

Mickovski u kërcënua se do publikojë, sipas tij, indikacione serioze për keqpërdorime nga ditët e fundit të qeverisjes së Zoran Zaevit. Nga ministrat e VMRO-së në Qeverinë teknike pret të punojnë vetëm sipas ligjit.

“Nëse mendoni se ne do ta injorojmë këtë realitet, atëherë do ishim hipokritë, siç e bëjnë këtë shkruesit e LSDM-së kohëve të fundit, ku deri dje kishin gojën plot me parashtresën e re, ndërsa sot në faqet e tyre në Facebook kanë vetëm Maqedoni.

Kjo është hipokrizi. Nuk është hipokrizi kjo që e bëjmë ne, ku përpiqemi më shumë mund ta mposhtim këtë sistem të kalbur” – tha Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Dje dy ministra nga radhët e opozitës nuk u paraqitën në takimin me presidentin e shtetit Pendarovski.

Mickovski thotë se nuk është praktikë që ministrat të shkojnë tek presidenti pas emërimit të tyre dhe tha se ata janë të përkushtuar në kompletimin e kabineteve të tyre.

Qeveria teknike ka mandat 100 ditë dhe duhet të bëjë organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit. Lideri opozitarë nuk lë hapësirë për shtyrjen e zgjedhjeve, edhe pse ankohet se partia e tij në zgjedhje futet me pasuri të ngrirë.

 

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit...

Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi!

Do që të qëndrojë në burg, ku ndihet i...

Vota e diasporës, sa shqiptarë janë regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit

Prej 11 Janarit vijon procesi për regjistrimin e zgjedhësve...

GJKKO lë në burg Kreshnik Farrukun

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masën...