13.5 C
Tirana

EMRI/ Arrestohet një biznesmen ndërtimi

Më datë:

Një biznesmen ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se u ofronte qytetarëve ndërtime pa lejë kundrejt parave.

Në pranga ka rënë 44-vjeçari Sulejman Shahini, pronar i një firme ndërtimi në Elbasan.

Biznesmeni u arrestua nga seksioni i krimeve ne komisariatin e policisë së Elbasanit.

Prej gjashtë muajsh policia e kishte nën hetim me metoda speciale dhe zbuloi se ky person në emër të firmës së ndërtimit që kishte prej vitesh në Elbasan, u premtonte pronareve të bizneseve ndërtimin pa leje të objekteve apo qytetarëve që kërkonin të ndërtonin shtëpi pa leje.

44-vjeçari Shahini kishte lidhje te forta edhe me zyrtare te INUV në bashkinë e Elbasanit nëpërmjet te cilëve u premtonte qytetareve ndërtimin e banesave apo bizneseve pa leje kundrejt shumave që shkonin nga 3 deri në 5 mijë euro.

Shahini akuzohet për veprën penale ‘ndërtim i pa ligjshëm’, ‘Dhënie ndihme për ndërtim të pa ligjshëm’ dhe , ‘Fshehje e të të ardhurave’. /BW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha për ‘21 Janarin’: I pari që e kam quajtur ‘vrasje shtetërore’.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë ditës së...

“Tubimi i PD para Kryeministrisë: Akseset që do të bllokohen nga ora 14:00”

Për tubimin ka një njoftim edhe nga Policia e...

Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt

Shqipëria shënoi sot një tjetër moment të rëndësishëm historik...

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu...