Atentati te mbikalimi i Shkozetit, beteja në gjykatë për vlefshmërinë e provave

Më datë:

Vijon procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.

Sipas SPAK, Bledar Polovina ka qenë personi që ka qëlluar i dyti gjatë atentatit.

Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës Saimir Visha ka kërkuar shpalljen e pavlefshme dhe të papërdorshme të procesverbaleve të administruara në dosje. Sakaq Gjykata thotë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe e ka gjetur të pabazuar.

Si ndodhi ngjarja?

Në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vihen në pranga për zjarrvënie dy persona në Kavajë e Vorë

Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë 24 orëve...

Vijon rezistenca kundër qeverisë, protesta e 45-të me thirrje për ndryshim

Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestave...

Kallëzim penal për “Albanian Files”, PD kërkon hetim për katër vepra penale

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

Francë-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026. Në...