Helmimi nga qymyri në Qytetin Studenti, zbardhen detaje të reja

Më datë:

Dy persona janë marrë me ambulancë në Qytetin Studenti dhe janë dërguar në gjendje të rëndë në QSUT për ndihmë mjekësore.

Dyshimet e para bëjnë fjalë për helmimit nga qymyri.

Nga burimet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë të lënduara kanë mbetur dy gra të moshave 60 dhe 75-vjeçe të cilat janë dërguar me urgjencë drejt QSUT.

Gjendja shëndetësore e tyre pas ndërhyrjes së stafit mjekësor paraqitet e stabilizuar, ndërkohë dy gratë me inicialet Dh. K., rreth 60 vjeçe dhe Xh. F., rreth 75 vjeçe, janë të afërme me njëra-tjetrën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...