Kontrollet e policisë pa sukses, Ylli Zalla nuk lokalizohet.

Më datë:

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion këtë të martë, 23 qershor, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, për të arrestuar Ylli Zallën, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh

Edhe këtë herë Zalla i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Nga kontrollet, policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij. Në kërkim policor ka qenë i shpallur edhe vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

48-vjeçari është shpallur në kërkimqë prej nëntorit të vitit të shkuar, i dyshuar se ka lidhje me atentatin e bujshëm të Rinasit, kur u vra Gilmando Dani dhe shoku i tij, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Më herët, në banesën e tij është zbuluar arsenal tipik ushtarak.

Përtej dyshimeve se ai mund të ketë ndihmuar autorët për kryerjen e ekzekutimit të Danit më 11 nëntor 2025, ekziston një e shkuar e errët kriminale.

Zalla është arrestuar dikur për posedim të municioneve luftarake dhe lëndëve plasëse. Po ashtu rezulton i skeduar edhe për rekrutim të shqiptarëve që i kanë dërguar për të luftuar me ISIS-in. Ndërsa disa vite më parë, ai ka kërcënuar pronarin e një fabrike në Fushë-Krujë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...

Berisha: projekti “Smart City” është keqmenaxhuar; Rama, sipas tij, reagon i alarmuar ndaj protestave masive.

https://www.youtube.com/live/Mlj3nBiqWoE?si=p6vSMwmTBjmjoC5Z&t=210 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje...