Matura Shtetërore, mbi 26 mijë nxënës në provimin e fundit me zgjedhje

Më datë:

 26.600 maturantë në të gjithë vendin zhvillojnë sot testimin e fundit të Maturës Shtetërore 2026, atë të provimit me zgjedhje.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore

Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla: duhet të jenë në ambientet e shkollës në orën 08:30; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të kenë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e djeshme i bëri apel maturantëve që të respektojnë me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe të ndjekin udhëzimet e administratorëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spaho merr drejtimin e Policisë së Shkodrës, prioritet bashkëpunimi me qytetarët

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u...

PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit...

Iniciativa për financimin nga buxheti të kurimit të fëmijëve paraqitet në KQZ pas mbledhjes së 32 mijë firmave.

 Një grupi nismëtar i nismës ligjore për garantimin e...

Lëvizje dhe emërime të reja në radhët e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese,...