Kamera e Samsung Galaxy S20 Ultra duket se thyhet lehtë

Më datë:

Sipas disa përdoruesve, moduli në të cilin të katër kamerat janë të paketuara në pjesën e pasme është i ndjeshëm shumë.

Lajmet e mira që lidheshin me Galaxy S20 Ultra deri më tani kanë qenë të shumta. Dhe një nga karakteristikat e tij më të mira ishte kamera e tij, një super kamerë me performanca të jashtëzakonshme.

Po flasim për katër lentet e kamerës që janë ngjitur në pjesën e pasme të pajisjes. Ata janë vendosur në një pjesë që është vetëm disa milimetra e trashë. Dhe kjo padyshim që krijon probleme.

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

 Sipas disa përdoruesve, xhami i modulit është i ndjeshëm ndaj çarjeve, edhe nëse pajisja mbahej vetëm në xhep. Të paktën kështu pretendojnë ata që e kanë. Ndërsa disa kanë një çarje të hollë të xhamit që mbron kamerat, të tjerët raportojnë se xhami është plasaritur i tëri. Disa nga ankesat mund të gjenden gjithashtu në forumin Samsung.

Duke marrë parasysh faktin se ky smartphone ka pak kohë që ka dalë në treg, mbetet gjithashtu e paqartë nëse është kjo një pikë e dobët në dizajn apo jo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...