Belgjikë, rritet numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Në një deklaratë, Qendra e Krizës në Belgjikë njofton se me 660 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 48.519, ndërsa me 111 vdekjet e reja numri i të vdekurve ka arritur në 7.594.

Gjatë 24 orëve të fundit 178 persona janë shtruar në spital, ndërsa 293 persona janë shëruar. Ndërkohë numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 28 persona duke rënë në 769.

Ndërkohë, 46 për qind e vdekjeve janë shënuar në spitale, ndërsa 53 për qind në shtëpitë e të moshuarve.

  • Përcaktohet data e normalizimit

Pas vlerësimeve të zhvillimeve të fundit nga ekspertët në Belgjikë është përcaktuar që faza e parë e normalizimit të fillojë me 4 maj.

Gjithashtu pritet që në të njëjtën ditë të fillojë punën edhe ekipi i emërtuar “dedektivët për Coronën” të cilët do të gjurmojnë burimin e sëmundjes dhe do të përcaktojnë personat në zinxhirin e kontakteve me të sëmurët.

Edhe kompania kombëtare e hekurudhave në Belgjikë ka njoftuar se do të vendosë në shitje nëpërmjet makinerive automatike nëpër stacione pajisjet e tilla si maska dhe dezifektantë.

Në anën tjetër njoftohet se ka arritur në 39 numri i qytetarëve me origjinë turke që kanë humbur jetën në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...