Hodaj: Në maj, policia e Durrësit finalizoi 10 operacione dhe arrestoi 117 persona

Më datë:

Drejtori i Policisë në Durrës, Ervin Hodaj dhe drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Altin Lila, dolën sot në një konferencë për mediet, ku paraqitën rezultatet e punës së policisë së Durrësit gjatë muajit maj.

Hodaj bëri me dije se “janë evidentuar 383 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 382. Janë identifikuar 434 autorë të dyshuar, nga të cilët 117 janë vënë në pranga, janë kapur në kërkim 42 shtetas, 302 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 15 janë shpallur në kërkim”.

Sipas tij, krahasuar me muajin e kaluar, janë evidentuar 136 vepra penale më shumë, ndërsa zbulueshmëria është rritur me 2%.

Më tej Hodaj shtoi se “janë finalizuar 10 operacione policore, si rezultat i të cilave janë arrestuar 36 persona, janë proceduar 4 shtetas në gjendje të lirë, 4 shtetas në “Arrest shtëpie” dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë”.

Gjithashtu ai theksoi se janë sekuestruar, sende apo prova të tjera që lidhen me veprimtari kriminale dhe konkretisht: 3 armë zjarri automatik, kallashnikov mod. 56, (2 krehëra me 120 copë fishekë); 1 armë gjahu; 6 armë sportive; 134 gr, cannabis Sattiva; 60.17 gr  kokainë; kartëmonedha në euro 4410; kartëmonedha në lekë 92.200; Celularë 32 copë; 4 automjete.

Sipas Hodajt, janë trajtuar në total 373 konflikte, nga të cilat 370 konflikte në familje dhe 3 konflikte për motive të ndryshme.

Me rritjen e fluksit të lëvizjes së mjeteve, Hodaj tha se “është intensifikuar monitorimi inteligjent i akseve rrugore. Si rezultat, Policia Rrugore ka vendosur 11.373 ose  3.155 masa më shumë se 1 muaj më parë, ku pjesa më e madhe është për ato shkelje që ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë rrugore”.

Ai bëri me dije se janë evidentuar 10 aksidente rrugore, si pasojë e të cilëve kanë humbur jetën 4 shtetas, janë plagosur rëndë 4 shtetas si dhe janë plagosur lehtë 8 të tjerë.

“Gjithashtu në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore nga këto struktura janë proceduar penalisht 62 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt, nga të cilët janë arrestuar 34 shtetas, nga të cilët 25 shtetas kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa 28 janë hetuar në gjendje të lirë”, tha ai.

Drejtori i Policisë së Durrësit tha më tej se janë “evidentuar 5 vepra penale në fushën e krimeve mjedisore dhe krimeve që cenojnë regjimin juridik të tokës me 5 autorë të dyshuar, 1 shtetas i arrestuar dhe proceduar penalisht 5 shtetas”.

“Si rezultat i një kontrolli me efikas të territorit, bashkëpunimit me qytetarët dhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese, janë evidentuar 29 vepra penale më shumë në fushën e ndërtimeve pa leje”, shtoi ai.

Hodaj tha gjithashtu se janë marrë masat duke kryer takime me autoritetet vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026, duke garantuar qytetarët dhe turistët për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike.

“Pavarësisht rezultateve të arritura, mbeten ende problematika që kërkojnë vëmendje dhe angazhim të mëtejshëm siç janë: Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos përdorimi i pijeve alkoolike gjatë drejtimit të automjetit; përdorimi i aparateve telefonike; manovra të rrezikshme në rrugë; tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, si dhe mos respektimi i sinjalistikes; rastet e dhunës në familje; prodhimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, kryesisht afër perimetrit të sigurisë në shkolla dhe jo vetëm”, tha ai.

Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës Altin Lila, tha se me nisjen e sezonit turistik veror 2026, janë marrë një sërë masash konkrete për goditjen e paligjshmërive në kufi, garantimin e lëvizjes së sigurt të shtetasve dhe mallrave, menaxhimin e flukseve në pikat e kalimit kufitar dhe rritjen e parametrave të sigurisë në zonat turistike, bregdetare dhe ujore.

Sipas tij gjatë muajit maj 2026, në pikat e kalimit kufitar të qarkut Durrës janë përpunuar mbi 46.000 shtetas dhe 20.300 automjete.

“Fluksi më i lartë i regjistruar brenda 24 orëve ka arritur në 2140 shtetas dhe 1060 automjete”, tha ai.

Lila tha se ‘për përballimin e këtij fluksi, kemi shtuar kapacitetet e shërbimit në pikat e kalimit kufitar, duke shtuar sportelet dhe personelin e angazhuar. Gjithashtu, jemi në fazën përfundimtare të instalimit të programeve dhe pajisjeve të reja teknologjike, të cilat do të rrisin ndjeshëm shpejtësinë e përpunimit të shtetasve dhe mjeteve, duke ruajtur të pandryshuara standardet e kontrollit dhe sigurisë kufitare”.

Sipas tij një vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë në plazhet dhe hapësirat ujore të qarkut.

“Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po monitorojmë respektimin e kritereve të sigurisë nga subjektet që ushtrojnë aktivitet në stacionet e plazhit, funksionimin e perimetrit të sigurisë, praninë e vrojtuesve të plazhit dhe përdorimin e mjeteve lundruese. Për këtë qëllim janë angazhuar 275 punonjës policie, 20 drejtues shërbimi, 11 patrulla ujore me jet ski, 5 me skafe dhe gomone, si dhe 8 patrulla tokësore, monitorimi nga toka dhe ajri kryhet edhe nëpërmjet dronëve”, tha ai.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/953137131062408

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...