Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Më datë:

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Kamzën, duke zbardhur detajet zyrtare dhe dinamikën e krimit ku humbi jetën i riu A B.

Sipas uniformave blu, njoftimi i parë është marrë rreth orës 11:25, kur shtetasi A B rreth 27 vjeç, është transportuar në spital pa shenja jete. Menjëherë pas kësaj, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para në terren.

Nga provat e administruara deri më tani, policia saktëson se i riu është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz. Lidhur me motivin, autoritetet konfirmojnë se ngjarja ka pasur si pikënisje një konflikt për motive të dobëta mes palëve.

Si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është identifikuar zyrtarisht shtetasi S.Llanaj, i cili sipas të dhënave të policisë është rreth 39 vjeç.

Aktualisht, në akset kryesore rrugore janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa forca të shtuara policore po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe prangosjen e 39-vjeçarit.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...

Të shtëna në Velipojë/ Dy persona konfliktohen fizikisht, njëri nxjerr armën dhe qëllon në ajër

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë...