Zvërneci në qendër të debatit, Rama tallet me kritikët: “Një revolucion imagjinar i flamingove”

Më datë:

 Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me protestat në Tiranë, kundër ndërtimit të rezortit turistik në Zvërnec.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se nga protesta vlerëson kreativitetin e memeve të krijuara nga qytetarët.

Ai shton se disa prej memeve të preferuara nuk mund t’i publikojë për shkak të përmbajtjes së tyre, duke theksuar se nuk dëshiron të krijohen keqkuptime të reja mbi një projekt që, sipas tij, do të transformojë më tej Shqipërinë.

“Rroftë mememania! Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove.

“Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falënderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Incident fatal në Kamëz – një i vrarë me armë zjarri

Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë....

Krepa në furrë

Përbërësit: 500 ml qumësht 200 gr miell 30 gr sheqer 10 gr gjalpë...

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Kryesuesi i delegacionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit...

Toni Gogu: Projektligji i amnistisë prek 380 të dënuar për lirim të menjëhershëm

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar në Komisionin...