Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Më datë:

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi u mbajt në “Pallatin Labëria”. Kryeministri iu përgjigj të gjithë pyetjeve të banorëve të Zvërnecit lidhur me projektin.

Duke i kthyer përgjigje një prej banorëve dhe pronarëve të tokës, Rama tha se Zvërneci është tokë private dhe se nuk është në dijeni të marrëveshjes që kanë bërë pronarët me investitorët.

Banori: Jam një nga pjesëtarët, pretenduesit e pronës ku është vënë gardhi. Është folur shumë, përveçse ne. Kam një vërejtje personale për ju, çështja jonë është akoma duke u gjykuar, unë nesër jam ende në gjyq, për kthimin para një jave të pronës. Ju thatë që ajo tokë është e trashëguar dem baba dem. Fakti që mua më kanë sorollatur për 358 vjet tregon diçka. Ne nuk kemi folur nuk ka pyetur askush. S’kemi patur zë dhe u ndjeva vërtet i atakuar dhe i prekur nga deklarata juaj.

Kryeministri Edi Rama: Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalën dhe kam thënë që toka është kthyer dem baba dem. Nuk është kthyer në këtë periudhë të kësaj qeverie. Pronat e kthyera janë prona që janë të trashëguara. Pastaj a ka kthime të gabuara apo të padrejta, ka plot, por këtë nuk e vendos unë, qeveria apo hipoteka. Këtë e vendos vetëm gjykata. Më vjen keq që je ndjerë i lënduar, por nuk më ke kuptuar ashtu siç duhet. Unë nuk kam takuar asnjë nga pronarët. Nuk ia kam idenë fare, se për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët me pronarët, është një çështje private. Unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë që Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, sa i takon marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është çështje pronarësh. Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, është diçka tjetër.

Rama: Investitorët në Zvërnec janë pronarë, e kanë blerë tokën ligjërisht

Kryeministri Edi Rama sot në 5 qershor ka takuar banorët e Zvërnecit, ku do të shtrihet edhe projekti, që ka nxitur protesta.

Rama u shpreh se hetimi i SPAK nuk është për projektin, por është për një subjekt që ka shitur tokën. Përsëriti se përshëndet hetimet e SPAK.

“Ka njerëz që nuk kanë pronat e tyre me letra, por i kanë me fjalë apo të tjera. Çdo gjë shikohet në hipotekë. Për sa kohë ajo tokë është blerë nga investitorët, ajo është tokë e investitorëve ligjërisht për shtetin. Për një subjekt që ka shitur tokën, ka rezultuar se ka hetim për një subjekt. Prandaj është bllokuar fondi, por transaksioni ka ndodhur.

Fondi është bllokuar. Investitorët janë pronarë sot. Hetimi është pozitiv për këdo që fiton pronën me gjykatë. Hetimi nuk është për projektin, nuk zhvillohet për zhvillimin atje. Hetimi është për një subjekt që ka shitur tokën. Kush merr nga gjykata letrën që është trashëgimtar, do marrë paratë që i takon”, tha Rama. 

Rama: Investitorët në Zvërnec janë pronarë, e kanë blerë tokën ligjërisht

Investitorët janë pronarë sot. Hetimi është pozitiv për këdo që fiton pronën me gjykatë. Hetimi nuk është për projektin, nuk zhvillohet për zhvillimin atje. Hetimi është për një subjekt që ka shitur tokën. Kush merr nga gjykata letrën që është trashëgimtar, do marrë paratë që i takon”, tha Rama.

Një tjetër banor tha se drejtësia është e korruptuar, ndaj dhe nuk beson hipotekat apo gjykatat. Po ashtu, qytetarët thanë se duan që të kthehet prona tek pronarët. Rama u përgjigj ndaj këtyre pyetjeve.

“Tani po nise me drejtësia e korruptuar e këto janë histori koti. Ne kemi pronarë në det. Kemi parcela në det. Edhe mbi shkëmbinj kanë dalë pronarë. Sigurisht që këtu është bëri nami me pronën. Mund të kesh shumë të drejtë, por të drejtën e gjen vetëm tek drejtësia.

Unë nuk jam duke iu shmangur të vërtetës. Punën me SPAK e kemi ndarë, SPAK ka punën e vet, ne si qeveri kemi punën tone”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama u përgjigjet “sy m’sy” banorëve të Zvërnecit: Nuk mund të bllokohet veprimtari e shtetit…

Rama u shpreh se veprimtaria e shtetit nuk mund të bllokohet për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pronat dhe se zgjidhja e këtyre çështjeve u takon institucioneve përgjegjëse dhe gjykatave.

“Nuk mund të bllokohet veprimtari e shtetit derisa të rregullohet çështja e pronave. Kur thua shteti, janë tre palë. Ai pushtet ka lënë gjurmë, ka lënë tituj pronësie, ai pushtet duhet të ta thotë jo unë. Nuk mundemi ne të shkojmë në Kadastër të heqim dhe të vëmë prona. Mos më lër të flas për gjykatat se do më fusësh prapë në sherr me Europën. Unë di këtë që fuqia ime si kryeministër mbaron, kur fillon pushteti i gjykatës.”

“Projekti në Zvërnec, motor zhvillimi”/ Rama: Nuk do ketë turistë me “bukë me vete”

Gjatë këtij takimi, Rama ka theksuar se në momentin që ky investim do të fillojë, bizneset përreth dhe ato në të gjithë Vlorën e Himarën do të impaktohen në mënyrë të jashtëzakonshme me para. Sipas tij, këto resorte janë motorë të mëdhenj zhvillimi dhe sjellin një ndikim të lartë në imazh, pasi turistët e tyre shpenzojnë shumëfish më tepër krahasuar me ata që vijnë “me bukë me vete”.

“Në momentin që ai investim fillon, bizneset tuaja që jeni atje rrotull, por bizneset kudo në Vlorë, Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme, me para. Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi. Të mos them pastaj se çfarë sjellin nga pikëpamja e imazhit. Ata harxhojnë nëpër resorte shumëfish në krahasim me një turist që vjen me bukë me vete.”

Pas takimit me banorët, kreu i qeverisë do të marrë pjesë edhe në një miting që organizohet në qendër të qytetit bregdetar, kjo në kuadër të festimit të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste në Vlorë.

Vizita e Ramës në Vlorë, vjen në një tokë tensionesh dhe protestash lidhur pikërisht me projektin për Zvërnecin. Pas rrethimit me tela me gjemba të territorit, ishin banorët ata të cilët u ngritën në një protestë lokale, e cila më pas mori përmasa edhe më të mëdha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...