Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një polici të qarkullimit rrugor mëngjesin e sotëm, pranë kthesës së Kamzës.
Efektivi Rrugores ka qenë tek vizat e bardha duke orientuar këmbësorët për të kaluar.
Në një moment, sipas dëshmisë së tij, një person i ka shkuar nga pas dhe i është afruar duke e kërcënuar me thikë.
“Për një moment nuk po e kuptoja se kush ishte ky person pasi nuk e njihja. Kur e pashë që m’u afrua me thikë reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, ka sqaruar efektivi në deklarimin e tij.
Autori është arrestuar, por në polici ka dhënë ende asnjë deklarim apo të shpjegim mbi motivet dhe arsyen pse tentoi të godasë me thikë oficerin, i cili fatmirësisht nuk mori lëndime.


