Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

Më datë:

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and Heart Festival, një ngjarje europiane, që bashkon në kryeqytetin shqiptar, për të dytin vit radhazi, arkitektë të mirënjohur nga bota.

Arkitektët e pranishëm në këtë festival vijnë nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, që punojnë në Shqipëri.

Ata janë në Shqipëri për të ndarë eksperiencat, për të diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe për të kontribuar në formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se arkitektët janë foshnjët e preferuar të Zotit. Shtoi se arkitektura duhet të bashkëjtojë me natyrën. 

Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte”, tha Rama.

Më tej, falënderoi disa nga arkitektët e pranishëm në këtë festival. Në fund, tha se një nga arkitektët më të mirë në botë ishte mahnitur nga Shqipëria, sesi ishte transformuar në arkitekturë.

“Unë dua të falënderoj arkitektët e mirënjohur në këtë festival, ndihem i përulur përpara tyre. Është e jashtëzakonshme sesi ju arrini ta zhvilloni një qytet. Duke ju falënderoj shumë, që i keni besuar kësaj përpjekjeje, jeni këtu dhe e di se në fillim ishit kureshtarë të më shikonit mua, ndërsa tani ju bën Shqipëria të ktheheni.

Në fund, dua të them se kam pasur sulme edhe të egra politike, kuptohet. Por, ia vlejnë të përballosh këto sulme, që të ecësh përpara. Një nga arkitektët më të mirë në botë më ka thënë “Uaauu”,pra ishte magjepsur nga Shqipëria”, përfundoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...

Lamallari në Trauma: Po ndiqet me prioritet gjendja e efektivit të plagosur

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka vizituar policin e...