Ish-presidenti Ilir Meta po mban sot homazhe në nder të babait të tij të ndjerë, që u nda nga jeta dy ditë më parë.
Homazhet po mbahen te Rogner nga ora 09:00 deri në 21:00.
Kujtojmë se Meta ka marrë sërish leje nga SPAK për të pritur vizita për ngushëllime. Babai i tij u varros dje në Çepan të Skraparit, vendlindjen e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar sot për vizitë ngushëllimi te Presidenti i PL-së, Ilir Meta.
Ky i fundit po mban vizita ngushëlluese për humbjen e babait të tij të ndjerë, Rexhep Meta, që u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Homazhet po mbahen te Rogner nga ora 09:00 deri në 21:00. Siç shihet nga pamjet, në pritjen për ngushëllim te Meta ka shkuar kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.


